Site icon Telegrafi

Kërcënime për bomba në Gjermani, evakuohen pesë gjykata

Stafi i pesë gjykatave në të gjithë Gjermaninë u evakuuan sot, pas kërcënimeve për vendosje bombash, të dërguara me email, njoftuan departamente të shumta të policisë.

Gjykatat e prekura ishin në Erfurt, Kiel, Magdeburg, Potsdam dhe Wiesbaden.

Policia tha se emailet, e arritura në mënyrë anonime, bënin fjalë për sulme në të gjithë vendin.

Sipas mediave, përcjell javanews.al, rreth 200 vetë duhej të evakuoheshin nga gjykata në Potsdam.

Zonat përreth ndërtesës u bllokuan dhe u fut një qen antieksploziv.

Gjykata në Erfur u kontrollua dhe më pas 30 punonjësit e saj u lejuan të ktheheshin në vendin e punës.

Exit mobile version