Telegrafi

Kërcënime për avokaten Çadieva, zbuloi që gjykatësja del nga shtabi i OBRM-PDUKM

Avokatja Danica Çadieva, pas paraqitjes së saj në emisionin „Top tema“ në Telma, është në shënjestër të kërcënimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo në emision ka thënë se krejt rastësisht ka takuar një gjykatëse, përndryshe një nga kandidatët për gjykatës në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg, duke dalë nga Komiteti komunal i OBRM-PDUKM në komunën Qendër.

„Lista e kandidatëve për në Strasburg është vetëm edhe një dëshmi se sa e partizuar është kjo gjyqësi. Unë do ta them publikisht që njëra nga kandidatet që janë propozuar për gjykatën në Strasburg, është kolegia ime, gjykatëse, të cilën krejt rastësisht e takova duke dalë nga komiteti komunal i OBRM-PDUKM në Qendër. U takuam dhe mu drejtua me fjalët: „Të lutem, mos trego“. Kjo është një nga bazat për shkarkim të gjykatësit. Në lojë janë defterët, mendoj që Strasburgu ka mundësi për refuzimin e propozimeve të tilla“ ka zbuluar gjatë emisionit Çadieva.

Që atëherë kanë filluar ti arrijnë edhe kërcënime, por ajo thotë se asgjë nuk do ta frikojë dhe lëkund./Telegrafi/

Ja se çfarë shkruan Çadieva:

/Telegrafi Maqedoni/