Telegrafi

Kërcënimet ndaj kreut të LDK-së, deklarohet Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur për “kërcënimet nga grupet terroriste” si dhe vendimin e Policisë së Kosovës, për mbrojtje të afërt policore ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Haziri tha se Abdixhiku iu ka besuar vlerësimeve të organeve të shtetit, mirëpo siç tha ai, i pari i LDK-së nuk e ka ndërprerë agjendën e tij.

Haziri tha se pasiguria juridike është më problematike dhe siç u shpreh ai “për ne si LDK kjo është shqetësuese”.

Lexo po ashtu U mor në mbrojtje nga policia, Krasniqi: Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur kanë rrjedh informacione për vrasje

“I ka besu vlerësimeve të organeve të shtetit, dhe po sillet karshi atij vlerësimi. Nuk ka ndërpre asgjë në agjendën edhe në rutinën e tij. Policia ka kapacitete profesionale me siguru, vetëm është rrit kujdesi i organeve të sigurisë. Pasiguri juridike ka në Kosovë dhe kjo është më problematike dhe na shqetëson si LDK më shumë”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, Telegrafi merr vesh se drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka njoftuar opozitën se mund të jenë cak i sulmeve të caktuara.

Andaj për këtë, është rekomanduar mbrojtja e afërt.

Javë më parë Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishin vlerësuar se rreziku potencial për sulme apo aktivitete të tjera kundër rendit ligjor e kushtetuese ekziston ende. /Telegrafi/