Site icon Telegrafi

Kërcënim për sulm me bombë, evakuohen shkollat kanadeze

Të gjitha shkollat kanadeze në ishullin “Prince Edward” janë evakuuar, për shkak të një kërcënimi potencial, thotë policia, raporton BBC.

Studentët janë duke u dërguar në lokacione të sigurta, aty ku prindërit e tyre do të mund ti marrin, tha se Policia e Kalorësisë Mbretërore Kanadeze në një deklaratë, transmeton KosovaPress.

Ishulli “Prince Edward” është provinca më e vogël Kanadasë, me një popullsi prej 146,000 banorëve.

Universitetet në Nova Scotia gjithashtu janë evakuuar, thonë raportet.

Dy kampuset e Nova Scotia Community Colleg,  kampusi në Halifax dhe kampusi Marconi në Sydney, janë evakuuar për shkak të kërcënimeve me bombë.

Exit mobile version