Katie Price është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë pas shantazhit dhe kërcënimit që i është bërë për djalin e saj, Harvey.
Ylli televiziv kishte marrë një e-mail anonim, në të cilin shkruante se ajo duhej të paguante 50.000 funte (56.190 euro), përndryshe “do t’ia prishnin fytyrën” djalit të saj.
39-vjeçarja është detyruar ta braktiste një shou në Mançester për t’u marrë me këtë çështje familjare.
“Fatkeqësisht, nuk kam zgjidhje tjetër pos ta shtyj spektaklin tim në Mançester këtë mbrëmje për shkak të një çështje urgjente familjare, ku është përfshirë edhe policia dhe njëri prej fëmijëve të mi”.
https://twitter.com/KatiePrice/status/919144357516791813
“Për të gjithë fansat e mi dhe të gjithë ata që i kanë blerë biletat për shoun e sontëm, më vjen keq që ju zhgënjej në minutën e fundit. Kjo është diçka jashtë kontrollit tim”, ka shkruar mes tjerash Price.
Shantazhuesit kishin kërcënuar po ashtu se do të publikonin detaje nga një aferë që kishte burri i Price, Kieran Hayler, me një shoqe.
Çuditërisht, si pjesë të marrëveshjes, kërkonin edhe një fustan të Armanit. Ndërkaq, Kate duhej t’i dërgonte paratë në një adresë në Londrën lindore.
E-maili i ishte dërguar kompanisë menaxhuese të Price dhe tash është duke u hetuar nga policia që e ka marrë rastin me shumë seriozitet. /Telegrafi/