Telegrafi

Kërcënim me vetvrasje në Foxconn

Me dy janar ata kërkuan rritjen e premtuar, pas cilës gjë Foxconn iu përgjigj se mund të mbesin në punë pa rritje ose të japin dorëheqje duke marrë kompensimin, gjë të cilën e zgjodhi pjesa më e madhe e tyre. Mirëpo, marrëveshja ishte shkelur dhe punëtorët asnjëherë nuk kishin marrë paratë. Treqind punëtorë rrugëdaljen e kanë gjetur në vetëvrasje, respektivisht janë kërcënuar se të gjithë së bashku do të hidhen nga kulmi i ndërtesës nëse nuk marrin paratë.

Dhe në të vërtetë, treqind punëtorë u mblodhën në kulmin e ndërtesës dhe desh ia mësynë skajit të ndërtesës, mirëpo, krye bashkiaku në moment të fundit arriti të parandaloj tragjedinë, duke i bindur ata që të mos e bëjnë atë që kanë ndër mend. Grupi hoqi dorë nga akti i hidhur për momentin, por nuk mund të përjashtohen aktet individuale ose në grupe të vogla duke marrë parasysh lajmet tragjike nga viti 2010, kur 14 punëtorë kryen vetëvrasje, që detyroi Foxconnin që rreth uzinave të vendos rrjetat e sigurisë.

Kotaku, i cili përcjell ngjarjen e përmendur dhe komunikon me Microsoftin, thekson se për shkak të ngjarjes së hidhur përkohësisht ishte ndërprerë prodhimi i Xbox 360. Këto nuk janë lajmet e para në të cilat marrim kuptojmë kushtet e këqija në fabrikat kineze. Edhe pse Foxconn është në zë të keq për shkak të ngjarjeve të vitit 2010 lajmërime të ngjashme kishte edhe për Apple, e të dyja kompanitë pohonin se kushtet në të cilat punojnë punëtorët janë shumë të rëndësishme për ta dhe se nuk lejojnë shfrytëzimin e punëtorëve në fabrikat e partnerëve të vet. Gjithsesi në interesin e Microsoft është që problemet të zgjidhen pa viktime dhe na mbetet të shpresojmë se situata do të zgjidhet me kushtet më të mira të punës së punëtorëve të shfrytëzuar. /Telegrafi/