Site icon Telegrafi

Kërcënim me bombë në një stacion hekurudhor në Los Angeles

Autoritetet e sigurisë në Los Angeles kanë marrë një informacion në lidhje me një sulm të mundshëm me bombë në një stacion hekurudhor të martën, bën të ditur AFP.

Objektiv i këtij sulmi ishte një metro në stacionin e Universal City.

Lajmi për sulm të mundshëm me bombë është dhënë nga një anglisht folës, i cili tha se një mjet shpërthyes do të sulmojë të martën, transmeton KosovaPress.

Zyrtarët thanë se janë duke hetuar besueshmërinë e këtij kërcënimi, derisa kanë porositur të gjithë pasagjerët që të jenë vigjilentë.

Exit mobile version