Site icon Telegrafi

Kërcënim me bombë, evakuohen 134 persona nga aeroporti i Stambollit

(E plotësuar)- Kompania Turkish Airlines ka thënë se ka gjetur një letër kërcënuese në aeroplanin e tyre, i cili ishte gati të nisej nga Stambolli për në qytetin Keyseri

Gjithsej 134 persona janë evakuuar nga aeroplani, mirëpo policia po vazhdon ta evakuojë edhe aeroportin Ataturk të Stambollit./Telegrafi/

Kërcënim me bombë në aeroportin e Stambollit

Turqia vazhdon të mbetet cak i sulmeve terroriste. Kompania ajrore Turkish Airlines sot ka lëshuar një deklaratë ku shkruan se në aeroplanin e kësaj kompanie është gjetur një letër në të cilën shkruante do të ketë shpërthim me bombë.

Kjo kompani ka treguar se këtë letër kërcënuese e ka gjetur në aeroplan pak para nisjes së udhëtimit në aeroportin e Stambollit, Ataturk, shkruan Reuters.

Ende nuk dihet saktë se çfarë ka shkuar në letër , mirëpo, autoritetet e sigurisë kanë evakuuar aeroportin.

Exit mobile version