Një djalë i ri kishte vendosur të kërcej me parashutë nga një kodër e madhe shkëmbore, por ky veprim i kushtoi me thyerje të dy këmbëve dhe mavijosje në pjesë tjera të trupit.
Ai po ndiqte nga afër një ceremoni martesore, që po zhvillohej mbi një rrjetë të varur në 100 metra lartësi në Moab të Utah, transmeton Telegrafi.
Së bashku me disa shoqërues të dhëndrit vendosi të kërcej nga kodra shkëmbore me parashutë, por derisa po lëshohej në tokë ai përplaset në shkëmb dhe lëndohet rëndë.
Ky moment rrëqethës është filmuar me kamerë amatore nga kolegët e tij, të cilët menjëherë e dërguan me urgjencë në spital, ku edhe u konstatua se kishte thyer këmbët. /Telegrafi/