Ky është momenti rrëqethës kur një djalë i ri kërcen nga një shkëmb në det, në një lartësi prej mbi 60 metra dhe si rezultat i kërcimit të pakontrolluar (me shpinë) lëndohet rëndë.
Videoja shfaq të riun i cili derisa ishte në ajër humb kontrollin dhe përfundojë me shpinë në ujë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në Durdle Door të Anglisë, ku ky i ri si rezultat i përplasjes së fuqishme në ujë thyen boshtin kurrizor.
Sipas autores së video, i riu është dërguar me urgjencë në spital për tretman, derisa nuk dihet nëse gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. /Telegrafi/