Telegrafi

Kërcen nga “kafazi transportues”, momenti kur një dem thyen të dy këmbët në Spanjë (Video)

Ky është momenti kur një dem i madh ka mbetur duke u zvarritur në tokë pasi ka thyer këmbët gjatë një festivali në Spanjë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë regjistruar në fshatin Mejorada del Campo, pranë kryeqytetit spanjoll Madrid dhe janë shpërndarë nga Partia Animaliste Kundër Keqtrajtimit të Kafshëve (PACMA).

Në video, një dem mund të shihet duke dalë nga kafazi i tij i transportit para se të përdoret për një ngjarje të demave në fshat.

Siç raportohet, demi kërcen nga kafazi poshtë në rrugë, duke thyer këmbët, pas “përplasjes” për tokë.

PACMA tani kanë raportuar incidentin tek autoritetet si një rast abuzimi me kafshët dhe u kanë kërkuar përdoruesve të mediave sociale të mbështesin një peticion për një ndryshim në ligjet për mbrojtjen e kafshëve në Spanjë. /Telegrafi/