Telegrafi

Kërcen në trampolinën e ngrirë, e copëton akullin në miliona copëza (Video)

Një djalë i ri kishte vendosur të realizojë një video të pazakontë, ai filmoi veten duke kërcyer në trampolinën e ngrirë që ishte mbuluar me një pjesë të madhe të akullit.

Pamjet e ngadalësuara të videos, shfaqin 14-vjeçarin duke kërcyer në trampolinën e ngrirë, ku pas kontaktit krijohet një qarje shumë interesante e akullit, duke krijuar miliona copëza të vogla të akullta, transmeton Telegrafi.

Dylan dhe shoku i tij Brody kishin vërejtur se trampolina ishte ngrirë, dhe kështu menduan të realizojnë një video interesante që po bën xhiron e botës.

Ajo është filmuar në Ozark të Missouri, ndërsa derisa më tani ka marrë mijëra pëlqime dhe komente për faktin se është vërtetë mbresëlënëse dhe unike.

Video të ngjashme gjatë këtij dimri janë filmuar edhe në vende të ndryshme të botës, siç është rasti i atij në liqenin e ngrirë në Rusi. /Telegrafi/