Site icon Telegrafi

Kërcen mbi tokë, ajo lëviz sikur të ishin valë deti

Një 21-vjeçar është filmuar duke kërcyer mbi tokë në një zonë malore në Rusi, ku shihej qartë se si sipërfaqja e tokës po lëvizte sikur të ishin valë deti.

Denis Kislitsyn nga Moska, mbeti i habitur kur pa se toka po lëvizte sikur të ishte ujë. Videoja amatore e publikuar më poshtë, shfaq punëtorin e ndërtimtarisë duke kërcyer në tokën që po “lëvizte”, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë ai e kuptoi se bëhej fjalë për një sasi të madhe të ujit nën tokë, e cila bënte që ajo hapësirë të lëvizte sikur të ishte mbi anije.

Kjo zonë konsiderohet si më e madhja në botë që nën tokë ka sasi të madhe të ujit dhe për këtë vazhdimisht “shkundet”. /Telegrafi/

Exit mobile version