Aaron Vivar Hernandez ka kërcyer dhe është rrotulluar në ajër, derisa ndodhej në cepin e një shkëmbi të lartë 40 metra në Congost de Montrebei të Spanjës.
Për 25-vjeçarin nuk ishte problem ta kryente këtë manovër, megjithëse rrezikonte të binte nëpër sipërfaqen e thepisur, transmeton Telegrafi.
“Në kontroll të plotë të trupit dhe mendjes” ka shkruar ai përbri videos që është shpërndarë në internet.
Mirëpo, veprimi i të riut nuk është pëlqyer shumë, për faktin se nuk kishte asnjë pajisje mbrojtëse, ndërsa lëvizi në një hapësirë të pa rrethuar. /Telegrafi/