Site icon Telegrafi

Keratoza në bark dhe në shpinë

Zakonisht dalin në bark dhe në shpinë. Këto njolla janë fare të padëmshme dhe mund të hiqen lehtë: priten me bisturi, ngrihen dhe largohen me laser. Të gjitha procedurat bëhen me anestezi lokale dhe lënë shenja të zbehta. Në fillim pjesa e përpunuar merr ngjyrë rozë të çelur, pastaj bëhet më e zbehtë se lëkura tjetër. Njollat largohen përgjithmonë, por askush nuk është i siguruar nga shfaqja e të rejave.

Njollat keratozë rriten me kalimin e kohës. Sa më shpejt t’i hiqni, aq më e vogël do të jetë shenja.

Po të keni shumë njolla, duhet të vizitoheni. Keratoza në raste shumë të rralla mund të jetë shenjë e një sëmundje serioze.

Kuptohet vetiu, njollat nuk duhet të lihen nën veprimin e diellit.

Dhimbjet: 2-3 me përdorim të kremit kundër dhimbjes
Kohëzgjatja: 15-30 minuta, në vartësi nga sasia e njollave
Efekti: përgjithmonë
/Telegrafi/
 

Exit mobile version