Site icon Telegrafi

Kerasani mbetet në Superligë, eliminon Dritën

Kerasan Prishtina është skuadra, e cila edhe edicionin e ardhshëm do të luaj në Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollistët prishtinas kanë triumfuar në dy ndeshjet e serisë së “Play-Out” kundër Dritës së Gjilanit dhe kështu kanë mbetur pjesë e elitës së basketbollit kosovar.

Takimi i dytë i luajtur të enjten mbrëma në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan ka përfunduar me rezultat 96:92.

Në këtë mënyrë ekipi i Dritës do të vazhdoj të luaj edhe në edicionin tjetër në Ligën e Parë të Kosovës.

Exit mobile version