Telegrafi

Kerasan Prishtina në epërsi ndaj Dritës

Ka përfunduar ndeshja e parë e ‘Play-out’-it për inkuadrim në elitën e basketbollit kosovar.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar, Kerasan Prishtina ka triumfuar ndaj Dritës së Gjilanit në ndeshjen e parë.

Vendasit triumfuan me epërsi të ngushtë prej shtatë pikëve 87:80 në një ndeshje tejet interesante.

Me këtë fitore të sotme, Kerasan Prishtina ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Dritës.

Drita do të kërkoj barazimin e serisë në ndeshjen e radhës që zhvillohet në Gjilan, por në rast se Kerasan triumfon përsëri, atëherë kryeqytetasit mbesin në elitë. /Telegrafi/