Mohamed Salah nuk është vetëm një hero në fushë, ai është një i tillë edhe jashtë saj.
Tifozët e Liverpoolit mund të ndihen shumë mirë për një lojtar që nuk e ka humbur shpirtin human edhe pse tashmë ka milionat e fituar nga sporti më i ndjekur në botë.
David Craig, është një njeri i pastrehë dhe ka gjashtë vite që jeton afër stadiumit të The Reds, Anfield Road.
Por, në një natë, disa të rinj e sulmuan atë verbalisht, mirëpo në një moment aty u shfaq Salah që i turpëroi ata.
Ylli egjiptian iu afrua atyre duke u thënë se në një të ardhme të afërt edhe ata mund të jenë në pozitën e të moshuarit që ka rrëfyer të gjithë ngjarje.
“Mo ishte i mrekullueshëm si është në fushë për Liverpooli”, ka thënë Craig.
“Ai e kishte dëgjuar të gjithë bisedën që të rinjtë e kishin me mua dhe më pasi iu kthye atyre: ‘Ju mund të jeni në vendin e tij në të ardhme’. Unë vetëm e dija në atë moment se nuk kisha halucinacione”.
“Mo mu afrua dhe mi dha mbi 100 euro, por gjesti i tij ishte i madh dhe ai për mua është një legjendë e kompletuar”, ka shtuar më tej i moshuari.
Pamjet janë publikuar edhe në internet, derisa Salah shihet duke biseduar me të rinjtë afër një pompe të derivateve. /Telegrafi/