Telegrafi

Keqtrajtoi qenin, e pagoi shtrenjtë – lopa e goditi nga pas të riun nga India

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon videoja e një të riu i cili keqtrajtonte qenin, ku pas disa sekondave e paguan shtrenjtë për këtë veprim.

I riu u filmua duke ia “shkulur” veshët qenin i cili bërtiste më tërë forcën nga dhimbjet, e aty nga pas i erdhi një lopë e cila iu hakmor, transmeton Telegrafi.

Në video që besohet të jetë filmuar në Indi, shihet i riu duke keqtrajtuar qenin që me çdo kusht po tentonte t’i ikte.

Megjithatë pa kaluar disa sekonda, i riu e pësoi keq kur nga pas e goditi një lopë, që e rrëzoi në tokë dhe me brinjët tentonte ta therte. /Telegrafi/