Telegrafi

Keqtrajtohet nga babi dhe gjyshi, i raporton në polici

Foto: Ilustrim

Një person nga Ferizaj ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti një ditë më parë ishte keqtrajtuar fizikisht nga babai dhe gjyshi i tij.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt, kurse njëri prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/