Site icon Telegrafi

Keqtrajtimet ndaj kafshëve i tregojnë me krenari në rrjetet sociale (Foto)

Pasi është publikuar fotografia e peshkatarit që qëllonte me armë një peshkaqen, në rrjetet sociale janë publikuar edhe raste të tjera ku shihen keqtrajtimet ndaj kafshëve.

Zbrazja e alkoolit në gojën e peshkut, si dhe shfaqja e një peshku të shqyer, janë disa nga rastet më ekstreme të paraqitura në fotografitë e bëra, transmeton Telegrafi.

“Këta duhet të ndalohen dhe të dënohen rëndë, atë që ia bënë kafshëve lehtë do ta kryenin edhe mbi njerëz”, kanë thënë mbrojtës së të drejtave të kafshëve.

Ende nuk dihet identiteti tyre, por shumica e imazheve janë larguar nga llogaritë pas kritikave të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version