Një grua në Almaty të Kazakistanit, ka provuar që përmes zhveshjes të shmang largimin nga roja që kujdeset për sigurinë e objektit.
Gruaja e paidentifikuar, që ka ndezur cigare në një qendër regjistrimi, është larguar nga roja i cili nuk e ka lejuar të tymosë brenda, transmeton Telegrafi.
Ai e ka kapur këtë femër dhe e ka nxjerrë me dhunë përjashta, por ajo është kthyer sërish.
Pasi i ka hedhur rojës një gotë me ujë, e ka hequr bluzën dhe ka thënë: “Mos guxo të më afrohesh. Po më preke të paraqes në gjyq dhe të akuzojë për sulm seksual”.
I zënë në befasi, pjesëtari si sigurimit fizik ia ka kthyer bluzën dhe e ka përcjellë sërish përjashta.
Policia është vënë në ndjekje të kësaj gruaje, që besohet të ketë qenë e dehur, kur i ka kryer këto veprime të pakuptimta. /Telegrafi/