Telegrafi

Keqpërdorimet me patentë shofer, Ministria e Infrastrukturës ua shkëput kontratat tre ekzaminerëve

Foto: Arkiv

Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerët e angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

“Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marrëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer. Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Sipas tij, ditëve në vazhdim do të prezantohen të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.