Site icon Telegrafi

“Keqpërdorimet dhe korrupsioni mbulojnë Komisionin për anti-korrupsion”

Revizioni i bërë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) për parregullsitë e rrogave dhe të ardhurave tjera në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për vitin 2016, ka konstatuar se anëtarëve të KSHPK ju janë paguar harxhimet e rrugës për ardhjet në seanca, ndërsa pagesa është bërë në bazë të urdhrave të pasigurta të udhëtimit.

Disa anëtarë fare nuk kanë ardhur në punë, edhe pse janë të punësuar të cilëve ju është paguar rroga bruto dhe çdo ditë është dashur të paraqiten në vendin e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kanë dorëzuar tre urdhra udhëtimi për të njëjtën ditë, gjegjësisht se anëtarët e komisionit të njëjtën ditë kanë qenë edhe jashtë vendit edhe në komision”, thuhet në raportin e revizionit të KSHPK.

Revizioni ka të bëjë me përbërjen e Komisionit me kryetar Igor Tanturovski dhe anëtarët Farie Aliu, Goran Milenkov, Zhaklina Damçevska, Najdo Spasevski, Suzana Taskova Axhikotareve dhe Sejdi Halili, të cilët janë në këtë funksion prej muajit prill të vitit 2015.

Në raport gjithashtu thuhet se keqpërdorimet më të mëdha janë bërë në pagesat e harxhimeve të rrugës, gjegjësisht shfrytëzimin e veturave zyrtare për qëllime private.

“Anëtarët e Komisionit nuk janë evidentuar kur kanë ardhur në punë, por vetëm kur kanë pasur seancë pasi atëherë është mbajtur evidencë. Disa anëtarë prej Shkupi fare nuk kanë ardhur në punë. Ata që janë prej brenda kanë ardhur në seancë të Komisionit, ndërsa për këtë u janë paguar harxhimet e rrugës”, thuhet në raport./Telegrafi/

Exit mobile version