Grupi i punës i Ministrisë së Drejtësisë ka konstatuar shkelje dhe keqpërdorime edhe në Gjykatën Supreme. Në organin e udhëhequr nga Jovo Vangellovski, veprimet flagrante më të theksuara janë konstatuar në ndarjen e lëndëve përmes sistemit AKMIS dhe formulimin e regjistrit për ndarjen e lëndëve, respektivisht Vangellovski i ka ndarë gjykatësve lëndë në dorë. Shkelje janë vërejtur edhe në orarin e gjykatësve, konkretisht Vangellovski e ka rregulluar orarin e gjykatësve sipas dëshirës së tij.
Ish gjykatësi suprem, Dane Iliev shkeljet i quan sekret publik. Sipas Ilievit, Supremja ka qenë leksion për shkelje nëpër gjykatat e niveleve të tjera.
“Kjo mua nuk më befason. Kam njohur se ai sistem është vetëm formal dhe i njëjti është keqpërdorur nga momenti i parë kur është vendosur. Nuk është problemi tek sistemi por tek njerëzit që mirëmbajnë sistemi nga Gjykata Supreme dhe gjyqet e mëposhtme. Konstatimet se sistemi është keqpërdorur, komisionit duhet t’i shërbejë si pistë për përgjegjësi ndaj njerëzve në gjykata dhe vërtetimin e faktit se për çfarë arsye është keqpërdorur”, tha për Alsat Dane Iliev, ish gjykatës i Supremes.
Për dallim nga Gjykata Supreme dhe Gjykata Penale, grupi i punës shkelje nuk ka konstatuar në Gjykatës e Apelit. Edhe Katica Janava vërtetoi ndarje të lëndëve në dorë në Gjykatën Themelore Shkupi 1. PSP-ja dyshon se ish kryetari i Penales Vlladimir Pançevskin ka kurdisur lëndët e tyre te gjykatës të cilët për të kanë qenë të besueshëm.
Kryetari i trupit për konstatimin e keqpërdorimeve nëpër gjykata, gjykatësi Llazar Nanev bëri të ditur se javën që pason do të përpilohet raport i kontrolleve të bëra nëpër të gjitha gjykatat./Telegrafi/