Site icon Telegrafi

Keqpërdorime milionëshe me parkingun e Aeroportit

Më 23 tetor mbushen plot dy vjet kur është bërë hapja zyrtare e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Por, dy vite pas transferimit në terminalin e ri në Aeroportin “Adem Jashari”, në sektorin e parkingut, dyshohet se janë bërë keqpërdorime të mëdha.

Bëhet fjalë për keqpërdorim milionësh të mjeteve që pasagjerët paguajnë për parkingun e këtij terminali. Si pasojë e shkeljeve të detyrimeve të punës, javë më parë janë suspenduar 9 persona nga puna, të gjithë staf i parkingut të Terminalit të Aeroportit.

Gazeta “Zëri” ka marrë vesh se është suspenduar menaxheri i parkingut dhe derivateve, Sahin Çelik, i cili llogaritet të jetë personi kyç në këto mashtrime.

Sipas një ankesë të njërit nga punëtorët të larguar nga ky terminal, e cila i ishte drejtuar Haldun Kokturk, drejtor i aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, e që ka arritur të sigurojë gazeta “Zëri”, dyshimet hidhen mbi menaxherin Çelik, i cili kishte formuar një grup nga punëtorët e stafit me të cilët pastaj kishte bërë këto keqpërdorime. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version