Telegrafi

Keqpërdori veturën zyrtare, Haradinaj shkarkon zv.ministrin e Bujqësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka njoftuar kryeministri Haradinaj.

Ditë më parë, Maxhuni ishte fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

Lexo po ashtu ​Pacolli kërkon shkarkimin e zv/ministrit Shukri Maxhuni pas keqpërdorimit të veturës zyrtare

Fillimisht ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli që ka reaguar ndaj veprimit të zëvendësministrit të Bujqësisë, duke kërkuar shkarkimin e tij. /Telegrafi/