Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka njoftuar kryeministri Haradinaj.
Ditë më parë, Maxhuni ishte fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.
Fillimisht ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli që ka reaguar ndaj veprimit të zëvendësministrit të Bujqësisë, duke kërkuar shkarkimin e tij. /Telegrafi/