Site icon Telegrafi

Keqpërdorën seksualisht një të mitur – arrestime në Shkup, Tetovë dhe Veles

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka arrestuar dhe ka parashtruar kallëzim penal ndaj 10 personave për keqpërdorim seksual të një të miture dhe për përgatitje të materialit pornografik.

Personat e arrestuar janë nga Shkupi, Velesi dhe Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj personave D.P.T.(23), A.Z.(25), R.A.(27).T.L.(26) , S.N.(25), të gjithë nga Velesi dhe R.V.(21) nga Shkupi për veprën penale “Trafikim me fëmijë” nga neni 418-d paragrafi 3 i Kodit Penal, dhe A.F.(22). dhe B.F.(27) të dy nga Velesi për veprën “keqpërdorim seksual ndaj personit të pafuqishëm” nga neni 187 paragrafi 2 në lidhje me alinenë 1 të Kodit Penal, dhe K.B.(31) nga Velesi dhe B.P.(31) nga Tetova për veprën penale “ prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë me fëmijë” nga neni 193, paragrafi 3 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Ndërsa nga Prokuroria bëjnë të ditur se kanë kërkuar që gjykata t’u shqiptojë masën paraburgimit 8 personave, ndërsa ndaj 2 të tjerëve janë kërkuar masa kujdesi.

“Për veprën penale trafikim me fëmijës dhe abuzimit seksual të një personi të pafuqishëm parashikohen dënime me burgim për të paktën 8 vjet, ndërsa për veprën penale për prodhim dhe disitrubuim të materialit pornografik me fëmijë parashihet dënim me burg prej 3 deri në 5 vjet”, thonë nga MPB.

Exit mobile version