Stigma për veganët është e vërtetë dhe frika e të përqeshurit nga familja apo shoqëria mund t’i ndalojë njerëzit që të reduktojnë ose eliminojnë konsumimin e prodhimeve nga kafshët.
Konsumimi i mishit në nivel global po shënon rritje enorme, duke lindur nevojën te disa vende që të zhvillojnë dieta të stilit perëndimor. Të ngrënit mish është ende një gjë normale në botën e zhvilluar pasi në vitin 2016 vetëm 4% të amerikanëve u identifikuan si vegjetarian ose vegan.
Grupe të ndryshme po punojnë për të bindur njerëzit që të eliminojnë apo së paku reduktojnë konsumimin e produkteve që prodhohen nga kafshët, qoftë për arsye etike, ambientale apo shëndetësore – e TË GJITHË duhet të kuptojmë sa e rëndësishme është eliminimi i barrierave për përpjekjet e këtyre njerëzve.
Deri tani, hulumtimet kanë identifikuar barrierat personale të individëve për të jetuar shëndetshëm, e për të jetuar vegan – e që lidhen me karakteristikat personale të individit, karakterin dhe besimin.
Për shembull, justifikimet më të shpeshta për të ngrënë produkte të kafshëve përfshijnë vështirësinë në ndryshimin e shprehive të dietës, kënaqësisë me shijen e mishit, të ngrënit mish si sjellje mashkullore dhe mohimi i vuajtjes së kafshëve.
Por, studimet kanë shfaqur dyshime edhe për një barrierë tjetër krejtësisht shoqërore për këtë ndryshim dietar: frika nga stigmatizimi.
Të ngrënit është aktivitet shumë shoqëror – hulumtimet aktuale tregojnë se të ndash ushqimin me dikë tjetër kryen funksione të ndryshme sociale si forcimi dhe mbajtja e lidhjeve e po ashtu forcimi i besimeve dhe vlerave kulturore.
Në kulturën perëndimore – por edhe në vendin tonë, mishi dhe të tjera produkte nga kafshët janë tradicionalisht baza e një vakti ushqimor.
Kështu, kur një anëtar i një familje apo grupi tjetër shoqëror vendos të bëhet vegan – refuzimi i aspektit qëndror për të ndarë ushqimin me të tjerët, mund t’i bëjë të tjerët të shohin këtë sjellje si “devijuese”. Si kundërpërgjigje, jo-veganët mund të tentojnë që të distancohen nga veganët në mënyrë që të shmangin asocimin si “të devijuar” edhe për vete.
“Stigma vegane” dhe humbja e miqësisë apo përjashtimi nga aktivitetet e ndryshme të shoqërisë mund të dekurajojnë njerëzit që të adaptojnë dietë me bazë bimore.
Stigma vegane është shumë e pranishme në mesin e të rinjve, e për çudi, pikërisht janë të rinjt ata që me shumë gjasë mund të reduktojnë konsumimin e mishit.
Ushqimet vegane – të dobishme për të gjithë
Për të pasur qasje më serioze për shëndetin personal është e rekomanduar që sasia e mishit së paku të reduktohet dhe për këtë arsye produktet vegane padyshim se është mirë të konsumohen edhe nga ata që “nuk ndihen veganë”.
Produktet me bazë bimore, apo thënë ndryshe, produktet vegane mund t’i gjeni në të gjitha llojet – ku në botë tashmë është industrializuar edhe prodhimi i mishit me bazë bimore, i cili vërtet ka shije të shkëlqyer, e në fund sërish nuk është nga mishi.
Më e rëndësishme se gjithçka tjetër është që të ndryshojnë qëndrimin tonë duke i portretizuar veganët dhe veganizmin në gjë pozitive dhe që i kontribuon shoqërisë në përgjithësi.
Ku të gjenden produktet vegane në Kosovë?
Në Kosovë problemet rreth konsumimit të produkteve vegane janë të ndryshme, por jo edhe aq gjetja e produkteve që janë me bazë bimore.
Marketi online Begmart.com është shembulli tipik i kujdesit dhe dedikimit për të gjitha shtresat e shoqërisë, duke përfshirë edhe veganët.
Marketi online që dallohet për llojllojshmërinë e produkteve, ka një kategori të veçantë për produktet Vegane, ku mund t’i gjeni më lehtë këto produkte e ku përfshihen nga pijet e deri të mishi Grill House i cili është me bazë 100% bimore.
Transporti është FALAS dhe porosia vjen me automjete frigoriferike në shtëpitë tuaja, ku përveç që kurseni nga zbritjet, e kurseni kohën duke i gjetur produktet me një vend, ju do të kurseni edhe naftën.
Kurrë s’është vonë dhe kurrë s’ka qenë më lehtë që të jetoni shëndetshëm, qoftë si vegan, qoftë si person vegjetarian apo që dashuron mishin.