Telegrafi

Keqinterpretohet Rehni – statusi gjatë dimrit ose në pranverën e hershme

Gazeta finlandeze, Uutispaiva Demari, njoftoi se i ka keqinterpretuar fjalët e euro-komisionerit në intervistën e botuar të enjten, kur ka thënë se statusi final i Kosovës duhet të shtyhet deri në fillim të pranverës.

Zëdhënsja e Rehnit tha se në vend që, "të shtyhet deri në fillim të pranverës", komisioneri ka thënë se, "zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të finalizohet gjatë dimrit apo pranverës së hershme.

“Zgjidhja duhet të gjendet. Situata aktuale nuk është e qëndrueshme", ka thënë Rehn. /REL/