Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shprehu “keqardhje të thellë” për një aksident me autobus, ku mbetën të vdekur 32 turistë kinezë dhe katër veri-koreanë.
Aksidenti ndodhi të dielën në provincën Huangha.
Mediat e kontrolluara në Korenë e Veriut raportojnë rrallë për lajme negative, ndërsa për Kimin të pranojë incidentet është edhe më e pazakontë.
Kina është aleati kryesor politik i Koresë së Veriut dhe partneri i saj më i madh tregtar.
“Kim tha se aksidenti i papritur ka sjellë pikëllim të hidhur në zemrën e tij”, raportoi agjencia veri-koreane e lajmeve KCNA, transmeton Evropa e Lirë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut u fotografua duke vizituar udhëtarët e plagosur në spital.