Sipas të dhënave të OKB-së, numri i personave të zhvendosur është në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, dhe madje tejkalojnë shifrat që janë regjistruar pas Luftës së Dytë Botërore.
Është vlerësuar se në gjithë botën ka rreth 65.3 milionë refugjatë, azilkërkues dhe persona të zhvendosur brenda vendit, që është gati për 6 milionë më shumë se në vitin paraprak. Derisa UNHCR paralajmëron se gjysma e këtij numri janë fëmijë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, popullsia e përgjithshme e atyre që janë detyruar të braktisin shtëpisë e tyre është më e lartë në raport me popullsinë e Britanisë së Madhe, dhe nëse do të krijonin shtetin e tyre do të kishin një vend me popullsinë të mjaftueshme.
Përveç statistikave alarmante, bota është tronditur edhe nga fotografitë e atyre që me kokë në qese janë përpjekur të largohen nga vendet e tyre që janë në luftë. /Telegrafi/