Site icon Telegrafi

Këputet luhatësja në një park në Antalia, lëndohen tre fëmijë – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Në parkun e lodrave “Ataturk Park” në Antalia të Turqisë ka ndodhur një incident, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre fëmijë.

Bëhet fjalë për një luhatëse gjigante e cila në momentin që po funksiononte, në të gjendeshin dhjetëra fëmijë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në një moment ajo u shkëput nga korniza e çeliktë dhe përfundoi në tokë, e shumë fëmijë mbetën të “ngujuar” brenda kabinave të tyre.

Është dashur që të intervenojnë ekipet e shpëtimit për t’i nxjerrë dhe dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Por pas trajtimit është konstatuar se fëmijët nuk kanë pësuar ndonjë lëndim serioz që do t’ua kërcënonte jetën. Por, një video amatore ka kapur momentin kur luhatësja këputet dhe bie në tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version