Telegrafi

I ‘këputet’ harku gjatë performancës në Angli, violinisti e trajton makthin me profesionalizëm dhe stil

Një violinist që udhëtoi nga Nju Jorku për të performuar në Dorset të Anglisë mahniti audiencën pasi arriti të vazhdonte performancën e tij pavarësisht “këputjes” së harkut të violinës së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stefan Jackiw po performonte në Poole me Orkestrën Simfonike të Bournemouth (BSO) më 10 maj kur ndodhi një gjë e tillë.

Ai u habit pasi thotë se telat e violinës zakonisht këputën, por harqet jo.

Harku i thyer u ndërrua menjëherë me një tjetër dhe zoti Jackiw vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ai tha se do ta kujtonte performancën e tij të premierës në Mbretërinë e Bashkuar të koncertit për violinë të Glière në Lighthouse “për pjesën tjetër të jetës së tij”.

“Në fillim nuk e kuptova plotësisht se çfarë ndodhi sepse kjo është diçka që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë”, citohet të ketë thënë ai.

Harku thuhet se u bë nga Francois Nicolas Voirin në Paris në shekullin e 19-të dhe ishte përdorur nga zoti Jackiw, 38, për 20 vjet dhe mijëra koncerte. /Telegrafi/