Një grua ka shpëtuar mrekullisht edhe pse telat e shtyllës së tensionit të lartë prej 22 mijë volt u këputën dhe përfunduan mbi kokën e saj, derisa ajo po priste në skaj të një rruge.
Malinee Weerasuchart, 38-vjeçe, po qëndronte në trotuar kur mbi kokën e saj përfunduan kabllot dhe ia prekën në masë të madhe këmbët, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë të një dyqani kanë kapur momentin në Nakhon Ratchasima në verilindje të Tajlandës. Në video shihet teli kur e godet në krah dhe më pas në këmbë, duke shkaktuar një shpërthim i fuqishëm nga i cili ajo u rrëzua në tokë.
Megjithatë ishte një kalimtar rasti që e largoi menjëherë nga telat, duke shpresuar se do ta shpëtojë – që në fakt ashtu edhe ndodhi.
“Gruaja ime është goditur nga rryma shumë keq. Personi që e ndihmoi më tha se shkëndijat po dilnin nga trupi i saj. Është me shumë fat që është ende gjallë, kjo për faktin që është goditur nga telat e tensionit të lartë”, ka deklaruar bashkëshorti i saj. /Telegrafi/