Rock grupi Këpurdhat nga Tetova, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.
“Kësulkuqja” është kënga e tyre më e re, e cila në një lloj forme është një version i ri i përrallës së famshme.
Të njohur tashmë për origjinalitetin dhe stilin e tyre unik, Këpurdhat kanë publikuar këtë këngë, e cila është pjesë e albumit të tyre më të ri “N’trip”.
Kënga është kompozuar dhe oprkestruar nga vet grupi, me vargje të shkruara nga Admir Ibraimi.
Regjisori i njohur maqedonas Daniel Joveski është realizues i këtij klipi, i cili risjell ngjarjen e vajzës me kësulë të kuqe brenda tij. /Telegrafi/