Telegrafi

“Këpurdhat” publikojnë klipin nga albumi i ri (Video)

Grupi “Këpurdhat” sapo e ka lansuar videoklipin e parë nga albumi që mban titullin “Fajtu”.

Kënga titullohet “Delja” dhe është kompletuar nga ana vizuale.

Njëherësh, rokerët nga Tetova tashmë e kanë gati albumin e tyre që është në dispozicion në Soundcloud.

Atë mund ta dëgjoni (shkarkoni) falas duke klikuar këtu. /Telegrafi/