Site icon Telegrafi

Këpucëtari për gjashtë vjet ndërtoi një aeroplan

Huang Jianjun, nga fshati Taoyuan në provincën Hunan, kaloi gjashtë vjet duke dizajnuar dhe ndërtuar fluturaken e tij.

Përkundër protestës së familjes, ai më 2004 la profesionin e këpucëtarit dhe filloi të blejë libra për aviacionin si dhe ta ndërtojë një aeroplan.

Në projektin e tij investoi 12.000 euro dhe kaloi disa vite duke kërkuar pjesë për aeroplan dhe duke i montuar ato. “Ëndrra ime ka qenë ta kem një aeroplan timin”, tha Jianjun për mediat kineze. /Telegrafi/
 

Exit mobile version