Janë të rehatshme për çdo ditë!
Këpucët e rehatshme për verë janë ato që i kërkon çdo grua dhe do të duhej të jenë lehtë të arritshme nëse disenjatorët ndjekin nevojat dhe shijen tonë.
Nëse jeni me fat që t’i zgjidhni ato më të rehatshmet, do të mund mbathni sandale anatomike të “shëmtuara”, mirëpo çfarë nëse së paku dëshironi një zgjidhje më elegante?
Mbretëresha Letizia ka zgjidhjen dhe i mbath rregullisht çdo verë – espadrilat. Falë shollës së trashë nga liri, shputa është pak e ngritur, transmeton Telegrafi.
Shiritat e shndritshëm të lidhur përreth nyjës së këmbës vizualisht e bëjnë këmbën të duket më e gjatë, ndërsa ngjyra neutrale e bën të këndshme këtë model për çdo kombinim.
Nuk duhet të befasohemi që Kate Middleton verës shpesh mbath espadrila, sepse gishtat e mbyllur i përshtaten kodit të rreptë të veshjes së familjes mbretërore britanike.
Po atë opsion ka zgjedhur edhe dama e parë e Amerikës Jill Biden, kur ishte për vizitë në Spanjën me mot përvëlues.
Letizia sërish i ka mbathur espadrilat e saj edhe të premten, në një festë humanitare, ndërsa me fustanin e bardhë valëvitës me dezen gjeometrik është dukur shumë e freskët, edhe pse ishte vapë e madhe.
/Telegrafi/