Site icon Telegrafi

Këpucët që do ta shënojnë pranverën 2020: Modelet më të rehatshme në botë!

Praktike, të rehatshme dhe të shkëlqyeshme mu për çdo rast

Këtë pranverë në fronin e modës sërish janë këpucët më të rehatshme dhe më praktike të femrave – mokasinet, transmeton Telegrafi.

Me ngjyrën klasike të zezë apo të bardhë nuk ka shanse të gaboni – lehtë do t’i përshtatni në të gjitha kombinimet e mundshme, si me pantallona, ashtu edhe me fustane dhe funde.

Nëse jeni ndër damat e guximshme të cilat duan pak rrezik mode, zgjidhni ngjyrat mbresëlënëse apo modelet e mokasineve me dezen interesant apo detaje siç janë sustat, zinxhirët e vegjël…

Këtë vit kravatat përgjithësisht janë hit i plotë, pra edhe kur është fjala për këpucët.

Meqenëse kjo vlen për modelet e pakontestueshme të pranverës, mokasinet do të mund t’i gjeni edhe në ngjyrat duhura të kësaj stine të vitit, pra këtu janë edhe modelet mbresëlënëse me dezen animal.

/Telegrafi/

Exit mobile version