Site icon Telegrafi

Këpucët që çdo femër duhet të ketë

Le të zbulojmë llojet më të rëndësishme të këpucëve që çdo femër duhet t’i ketë në mënyrë që të jetë në lartësinë e duhur për çdo rast apo vend ku paraqitet.

Të parat janë këpucët me takë të hollë: ato janë një nga llojet themelore të këpucëve që çdo femër duhet të ketë për shkak se ato mund të vishen në raste të ndryshme si p.sh: parti, koktej, intervistë pune, takime zyrtare.

Këpucët me takë ortopedike: këto janë ndër këpucët më në modë dhe ideale për ditët e verës. Këto lloje këpucësh u shpikën nga projektuesi Italian Salvatore Ferragamo në vitin 1936 dhe përbëjnë një nga llojet e këpucëve që çdo femër adhuron.

Balerinat: ato janë jetike dhe simbol i rehatisë për çdo femër. Janë të përshtatshme për çdo ditë, për aktivitete si punë, ecje etj. /Living/Telegrafi/

 

Exit mobile version