Sigurisht që çdo grua ka këpucët dhe shijet e saj, sipas modës apo jo, por ia vlen të krijoni një ide për ngjyrat e modës së sezonit vjeshtë-dimër 2012.
Në vend të parë qëndron e zeza e paevitueshme (që përdoren si ditën ashtu edhe në mbrëmje), pas saj e bardha, grija, bezha, bluja, çokollata, vjollca e errët, portokallia dhe e kuqja.
Për periudhën vjeshtë/dimër 2012 janë lënë mënjanë ngjyrat e ndezura duke ua lënë vendin nuancave më të ngrohta, por sidomos më intensive.
Për sa u përket materialeve, dominojnë lëkura klasike, lëkurat e zvarranikëve, kamoshi dhe sateni, natyrisht për t’u përdorur në raste të veçanta. /Telegrafi/