Telegrafi

Këpucët me GPS

Çka nëse mund ti tregoni këpucëve tuaja ku dëshironi të shkoni dhe ato të ju udhërrëfejnë në destinacionin tuaj? Nuk keni nevojë më për GPS në ekran. Ky është koncepti i dizajnuesit britanez të këpucëve GPS, Dominic Wilcox.

Ideja është t’i tregoni destinacionin këpucëve dhe pastaj t’i ndihmoni ato të ju “ndriçojnë” rrugën e duhur për juve. Mjaft mbresëlënëse!

Ato përmbajnë senzorin GPS në fundin e këpucës së majtë. Aktivizimi i GPS bëhet kur prekni fundet e dy këpucëve me njëra tjetrën.

Pastaj, ju mund të caktoni destinacionin tuaj përmes kompjuterit tuaj. Në këtë mënyrë, sinjali ndriçues në këpucën e majtë hyn në punë për të ju treguar se ka t’ia mbani. /Telegrafi/