Mohamed Salah po kalon një sezon të pabesueshëm me Liverpoolin, dhe kjo ka bërë që një palë këpucët të tij të shtohen në koleksionin e famshëm egjiptian në Muzeun Britanik.
Salah tashëm shihet si thesar kombëtar në Egjipt, pasi këtë vit ka shënuar 44 gola me Liverpoolin.
Sulmuesi i Liverpool është shpresa e madhe e Egjiptit në Kupën e Botës këtë verë.
Ai fitoi Këpucën e Artë dhe çmimin Lojtari i Vitit në Ligën Premier.
Një palë këpucë adidas ‘X17 Deadly Strike’ tashmë janë pjesë e koleksionit historik në muze.
Pranë këpucëve, do të jetë një mumje 5,000-vjeçare nga varri i Nabamun dhe një skulpturë e Rameses.
Këpucët do të shfaqen për të parën herë duke filluar nga java e ardhshme, para finales së Ligës së Kmapionëve mes Liverpoolit dhe Real Madrid. /Telegrafi/