Në një shkrim të tabloidit gjerman Bild thuhet se në muajt në vijim për të pasur këpucë “in” do t’ju duhet të ktheni modën e viteve ’70 dhe ’90.
Ja disa modele që nuk duhet t’ju mungojnë.
Modeli i vetëm i pamposhtur dhe më i preferuari i këpucëve të vjeshtës. Me takë ortopedike ose jo, këtë vjeshtë kjo lloj këpuce preferohet me shkëlqim.
Tashmë e dini! Kombinimi i çorapeve dhe çizmeve tashmë nuk është më një trend i ri. Çorapet e ngushta tek kyçi i këmbës tregojnë këmbën më elegante. Këto çizme latex të Dior u përshtaten me këmbë të ekspozuara dhe me funde të shkurtër.
Edhe gjatë verës këto këpucë kanë qenë në modë. Përveç tylit apo qëndisjes, preferohen edhe rripat e shumtë.
Edhe këto lloj këpucësh do të jenë trendi i kësaj vjeshte. Sugjerohet të vishen me fustane mbi gju.
Çizmet e gjata nuk dalin kurrë nga moda, por duhet të bëni kujdes me kombinimin. Do të përshtateshin më shumë me fustane.
Sandalet nuk duhet t’i largoni nga gardëroba juaj edhe pse vera po ikën. Mund t’i kombinoni me geta dhe çorape.
Këpucët që shpesh na duken si modele meshkujsh, këtë vjeshtë do të jetën në modë. Nëse i shihni se këmbëve tuaja u përshtaten, mos ju thoni “Jo”