Site icon Telegrafi

Këpucët bizare të Kobi Levit

Tridhjetepesëvjeçari nga Tel Avivi në Izrael është krenar për kreacionet e veta. Edhe pse këpucët e tij duken si lodra, dizajneri thotë se janë shumë të rehatshme dhe këpucë që mund të mbathen në çdo kohë.

Levi përfundoi Akademinë e Arteve dhe dizajnin në Jerusalem më 2001 dhe prej asaj kohe ai ka bërë karrierë të suksesshme me bashkëpunimin e tij me shtëpitë e njohura të modës, si dizajner i këpucëve. Një palë këpucë të Levit kushtojnë përafërsisht 600 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version