Studentja e një shkolle ushtarake në Kinë, të cilës i ra këpuca gjatë një parakalimi, arriti që ta kthente sërish në këmbë pa e prishur radhën.
Organizimi që zhvillohej për të përfunduar një etapë të obligueshme trajnimesh, shënoi edhe ngjarjen e rrallë që është bërë virale në internet, transmeton Telegrafi.
Gjithçka ishte në rregull me grupin ushtarak, që lëvizte në rresht para kapitenëve që qëndronin në podium. Derisa njërës të mos i ikte këpuca.
Duke mos rënë pre e panikut dhe ngatërrimit, ajo arriti ta fuste sërish në këmbë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Kurset ushtarake, janë të obligueshme për nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme dhe ata që janë në vitin e parë të studimeve. Gjatë trajnimeve dy javore, ata mësojnë ushtrime fizike, si dhe aftësitë elementare të shpëtimit. /Telegrafi/
https://youtu.be/14CMk2oU8yM