Sandale sportive
Në vend të parë të listës gjejmë sandalet sportive. Çfarë janë? Asgjë tjetër se sa modele komode, praktike, që deri para pak kohesh ishin konsideruar jo estetike.
Balerina
Dëshironi të qëndroni me këmbë në tokë dhe të shijoni komfortin e këpucëve jo me taka? Ja për ju vijnë balerinat, këpucët që prej gjithmonë kapin vëmendjen e botës femërore, për shkak te prakticitetit dhe të pamjes. Cilat të zgjidhni? Synoni për ngjyra të freskëta dhe në tendence, mbase ngjyra pastel ose me stampime lulesh.
Këpucë në ngjyrat pastel
Mes këpucëve në modë për verë është mirë të zgjidhni edhe ato modele të karakterizuara nga nuancat pastel. Kështu që preferoni më së shumti ngjyrat rozë, të verdha të çelura, jeshile uji, bojë qielli dhe portokalli.
Takat gjysma
Nuk është e detyrueshme të mbani gjatësi marramendëse. Zgjidhni elegancën e një këpuce, mbase të karakterizuar nga detaje unike dhe të veçanta, por synoni për një take me gjatësi mesatare.
Kontrastet bardh e zi
Kontrastet bardh e zi janë shumë të adhurueshme dhe pëlqehen shumë nga femrat. Ato kombinohen me lehtësi. /Telegrafi/