Site icon Telegrafi

Me këpucë sipër peshkut, elektricisti: “Mund ta lani e ta konsumoni” (Video)

Një klient ka zbuluar diçka tronditëse në një market ndërsa shkoi për të blerë peshk.

Një burrë po qëndronte mbi peshqit me këpucë, ndërsa po punonte dhe rregullonte një problem elektrik.

Klineti i habitur e pyet nëse e ka seriozisht me veprimin e bërë.

“Seriozisht? Do të qëndrosh mbi peshqit me këpucët e tua?”

Por përgjigja e punonjësit ka qenë befasuese. Ai i tha klinetit që nuk ka asnjë problem pasi mund ta konsumojë peshkun pasi ta lajë.”

“Laje peshkun dhe është në rregull”, ka shtuar elektricisti.

Video është postuar në Facebook dhe është bërë virale. Një punonjës i maketit të peshkut tha se burri që qëndronte me këpucë sipër peshkut po rregullonte një defekt elektrik. Ai gjithashtu u shpreh se i gjithë peshku është hedhur.

Exit mobile version